Gjermani siguroi trofeun e tij të parë me gjigantët anglezë, falë fitores 2-0 ndaj Tottenhamit në finalen e Ligës së Kampionëve, të shtunën. Pavarësisht se ka luajtur për “Spurs”, Klinsmann ndien se ish-trajneri i Borussia Dortmundit përshtatet në mënyrë të përkryer në “Anfield” dhe shpreson ta shohë atë të vazhdojë të bëjë mirë.
“Ai është një person, që i dëshiroj më të mirën. Jurgen shpenzon kaq shumë energji atje, bën aq shumë përpjekje, kryen një punë të madhe te Liverpool, në të gjitha drejtimet, – tha Klinsman për “Mirror”.
Mënyra se si fitoi zemrat e njerëzve te Liverpool dhe si u bë njëri prej tyre, tregon se është trajner i lindur për atë klub. Pas shumë përpjekjesh mbërriti edhe shpërblimi në Champions. Ishte një titull shumë i veçantë.
Klopp përshtatet te Liverpool në mënyrë të përkryer, sepse është shumë i përulur. Kryefjala e tij është vetëm puna. Ai jeton dhe vdes për klubin e tij, sikurse krejt tifozët e Liverpool-it. E gjithë jeta e tij në thelb ishte gjithnjë shumë, shumë e lidhur ngushtë me njerëzit, me qytetin ku jeton dhe shërben.
Ai është një “qen pune”, sepse kjo është në gjakun tonë, ka të bëjë me vendin nga vijmë. Jurgen është si një “sfungjer”, që gjithmonë dëshiron të mësojë. Ai sheh nga e ardhmja, asnjëherë nuk ngopet. Një gjë është e sigurt; ai kurrë nuk do të pushojë së kërkuari për të fituar, kurrë. Tani fitoi finalen e Ligës së Kampionëve, por mendimi i parë i tij një ditë më vonë ka qenë: çfarë do të fitoj sezonin e ardhshëm”. /FaktePlus