Sport

Klauzola e veçantë në kontratën e Messit, Barcelona e gatshme të dëgjojë ofertat

Mediet në Spanjë dhe Argjentinë vazhdojnë të këmbëngulin mbi një largim të Leo Mesit nga Barcelona.

Sipas “RAC 1” argjentinasi ka pasur një takim me trajnerin e ri të katalanasve, Ronald Koeman, në të cilin sulmuesi i ka thënë holandezit se e ndjen veten më shumë jashtë sesa brenda Barcelonës.

Tani “ESPN” pretendon se disa nga anëtarët e bordit drejtues të Barcelonës janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Messin.

Argjentinasi ka një klauzolë largimi prej 700 milionë eurosh, ndërsa kontrata i skadon vitin tjetër. Është raportuar gjithashtu se në kontratën e Mesit ka një klauzolë që e lejon argjentinasin të largohet një vit para se t’i përfundojë kontrata. Nuk dihet ende se kur është data e caktuar në kontratë, prandaj edhe Barcelona është shprehur e gatshme të dëgjojë ofertat për Messin pasi rrezikojnë ta humbasin me parametra zero.

Inter dhe Manchester City janë skuadrat më të mundshme ku 33-vjeçari mund të transferohet. /Lajmi.net/ 

the authorGazetaKNN