Këngëtarja e njohur Vesa Luma sot për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve ka bërë një urim shumë të bukur.
Vesa kishte zgjedhur që për 1 qershorin, ditën e fëmijëve të postojë një fotografi kur ajo ishte në moshë të re.
Në këtë fotografi që ajo ka postuar në profilin e saj në instagram, Vesa zbulon se ka qenë shumë e ëmbël.
Vesa kishte uruar 1 qershorin të gjithë fëmijëve duke thënë se fëmijët janë ata që e bëjnë botën më të bukur.
“Vesa vogël. Gezuar 1 qershorin te gjithe engjujve te kesaj bote! Ju na beni boten dhe jeten te bukur”, kishte shkruar Vesa.
Nga kjo foto mund të kuptojmë se djali i saj Liani i ngjanë shumë asaj.
Vesës nuk i kishin munguar komentet pozitive nga fansat e saj.
“Sa ngjan me Vesen tani”,
“Sa te kane hije cukat ne faqe”,
“O sa e mire vesa e vogël”,
“hahah sa e bukur ..”, ishin këto komentet që kishte marrë Vesa./Gazeta Express/