ShowBiz

Kjo nuk është pritur. Pasi publikoi këngën Bruno, “Xhesika” ia bën këtë

Ka kohë që ata përfolën për një lidhje të mundshme.

Por që deri më tani, asnjëri nga ta nuk kanë folur më shumë për këtë çështje duke lënë edhe më tej dyshime për raportin e tyre, transmeton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për aktoren Arta Nitaj dhe Brunon, këngëtarin nga Shqipëria.

Dyshja kishin postuar fotografi me njëri-tjetrin, e dyshimet veçse ishin shtuar kur ata kishin bërë një tatuazh të njëjtë.

Por si duket diçka e çuditshme po ndodh me Artën e Brunon.

Dy ditë më parë Bruno ka publikuar projektin e tiij më të ri “ A më do”, ku në këtë klip shihen në skena të nxehta me aktoren Nitaj.

E Arta e cila është pjesë e këtij klipi nuk e ka shpërndarë fare këngën e Brunos.

Madje ka disa ditë që dyshja nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Se çfarë po ndodh me raportin e tyre kjo mbetët të shihet./Gazeta Express/

the authorE B