Pas 24 “El Clasico”, Barcelona nuk ka arritur të gjejë golin ndaj Real Madridit.
Real Madridi ka mposhtur 2:0 Barcelonën në ndeshjen e kthimit për Superkupën e Spanjës në “Santiago Bernabeu”.
Barça nuk arriti të shënojë asnjë gol në “Bernabeu” duke dështuar kështu pas 24 ndeshjeve ndaj Realit. Ata kishin realizuar së paku një gol që nga 2006 në “Santiago Bernabeu”.
Ndërsa për herë të parë pas 40 ndeshjeve, Reali arriti t’ia marrë Barcelonës edhe posedimin e topit.
Hera e fundit kur “Los Blancos” e kishin bërë këtë në një “El Clasico”, ishte sezoni 2003/04 në fitoren 1:2 në “Camp Nou”. /Gazeta Express/