Aktuale

Kjo grua e ka kaluar me vota edhe Avdullah Hotin

Nga rezultatet e reja të marra jo zyrtarisht nga KKZ-ja e Gjilanit, Veriu.info ka mësuar se numrin më të madh të votave në Gjilan e ka marrë Valentina Bunjaku Rexhepi, pasi që ka arritur të ketë 5030 vota.

Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila është kryesuese e Kuvendit të komunës së Gjilanit, ka lënë pas Lirije Kajtazin, Imet Rrahmanin dhe Avdullah Hotin.

Koalicioni LDK-AKR është renditur subjekt i dytë politik në Gjilan në zgjedhjet e 11 qershorit, duke marrë 27.58% apo 11 324 vota.

Veriu.info ka arritur të siguroj votat e kandidatëve më të votuar në Gjilan të koalicionit LDK-AKR, ku bartësi i listës dhe kandidati për kryeministër Avdullah Hoti ka marrë vetëm 4425 vota.

Burime të Veriu.info nga LDK-ja tregojnë se Lirije Kajtazi ka 4626 vota, ndërsa ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka 4429 vota.

Për të keq ka befasuar Sabri Hamiti, i cili i ka vetëm 135 vota, ku afër tij është edhe Ramiz Kelmendi me 385 vota.

Ja lista e deputetëve e siguruar nga portali Veriu.info:

Valentina Bunjaku Rexhepi 5030 vota

Lirie Kajtazi 4626

Imet Rrahmani 4429

Avdullah Hoti 4425

Isa Agushi 3260

Vjosa Osmani 2578

Bajrush Ymeri 2478

Behgjet Pacolli 1850

Labinota Demi 1837

Lumir Abdixhiku 1308

Shaip Surdullu 897

Anton Quni 842

Ismet Hajdini 715

Lutfi Zharku 508

Ramiz Kelmendi 385

Sabri Hamiti 135

the authorE B