Sport

Kjo fotografi tregon se Asensio e ka pasur të shkruar të jetë pjesë e Real Madridit

TV programi spanjoll, El Chiringuito, e ka publikuar një fotografi të yllit të ri duke pozuar pranë një anijeje që i takonte kujt tjetër përveç presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Marco Asensio është futur në skenë në “Santiago Bernabeu” duke shënuar gola të jashtëzakonshëm dhe të cilësisë së lartë, për të cilat edhe lojtarët më të mirë do të krenoheshin, transmeton Express.

Dhe paraqitja e tij në fanellën e Real Madridit nuk duhet t’i habisë ata që e kanë njohur Asension kur ishte fëmijë.

Në ditën kur si fëmijë e kishte bërë atë foto para anijes së Perezit, babai i tij pati thënë: “Ky është biri im Marco, një ditë ai do të luajë për Real Madridin”.

Sa drejt kishte ai. /Express/