Që në fillim të paraqitjes së tij, ai arriti të bëhet njëri ndër reperët më të pëlqyer në skenën muzikore.
Bëhet fjalë për Majkun i cili gjithmonë është veçuar për zërin e tij e muzikën që ai bën, transmeton Gazeta Express.
Por me kalimin e kohës, vëmendje mori jeta e tij personale. Fillimisht duke bërë publike lidhjen me modelen Majlinda Zeka, pas kësaj ndarja e tyre dhe së fundmi që Majku është bërë baba.
Të gjithë njerëzit janë nga pak xheloz.
Por Majku për të gjithë fansat e tij tregon se ai nuk është aspak xheloz.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie që ka postuar në rrjetet sociale. Majku shihet i veshur me ngjyrë të verdhë, ngjyrë kjo që simbolizon xhelozinë.
“Sjom xheloz veq mpelqen e verdha” ka shkruar ai sipër fotografisë.