Sport

Kjo është vlera e kundërshtarëve të Kosovës në Ligën e Kombeve

Sot në Amsterdam të Holandës është hedhur shorti i Ligës së Kombeve, derisa Kosova ka zbuluar kundërshtarët e saj në Ligën C të këtij kompeticioni.
“Dardanët”, të cilët ishin në vazon e dytë të Ligës C, do të kenë përballë Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë në grupin 4.

Moldavia dhe Greqia janë dy shtete që nuk e njohin Kosovën.

Sipas vlerave të uebsajtit të njohur “Transfermarkt”, Sllovenia është përfaqësuesja që ka vlerën më të madhe në grup me 160 milionë euro.

Greqia dhe Kosova janë të përafërta, duke u vlerësuar me nga 100 milionë euro.

Kurse, Moldavia vlerësohet me vetëm 20 milionë euro