Arsenali pas disa ditësh do të fillojë punën për edicionin e ri.
Skuadra e udhëhequr nga Arsene Wenger ka bërë disa blerje, ndërsa më e madhja është ajo e mesfushorit shqiptar Granit Xhaka.
Lojtari momentalisht gjendet në Prishtinë, por do të kthehet pas disa ditësh në Londër për të filluar aventurën e tij.
Ndeshja e parë që do ta zhvillojë Arsenali është ajo kundër Lensit me 22 korrik.
Po në SHBA parashihet edhe një miqësore me skuadrën e madhe meksikane Chivas.
Dy miqësore e fundit do të jenë kundër Viking në Norvegji dhe kundër Manchester Cityt në Suedi