Ngjitja në Serie A, po del të jetë një përvojë aspak e mirë për skuadrën e Beneventos.
Skuadra italiane, është skuadra me startin më të dobët në pesë ligat kryesore të Evropës.
Benevento në 11 ndeshjet e para në Serie A, ka pësuar 11 humbje, duke shënuar katër gola e duke pranuar 29-të.
Për të dëshmuar formën e dobët të tyre, ata sot u mposhtën 1-5 në shtëpinë e tyre nga Lazio.