Sport

Kjo është skuadra e parë që kualifikohet në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Bayern Munich është bërë skuadra e parë që ka siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2017/18

Pas rezultateve të fundjavës së kaluar, Bayern Munich mban vendin e parë me 17 pikë më shumë se sa Hoffenheim në vendin e tretë dhe 18 pikë më shumë se Dortmund në vendin e katërt, kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje deri në fund.

Duke ditur edhe përballjen direket në mes të Dortmund dhe Hoffenheim, kështu Bayern ka siguruar edhe matematikisht vendin e tretë dhe kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve.

Asnjë skuadër nga asnjë ligë tjetër evropiane nuk e ka siguruar ende një pozitë që dërgon në fazën e grupeve për edicionin 2017/18. /Express/