Drejtuesit e Arsenalit i kanë premtuar trajnerit Arsene Wenger një shumë prej 100 milionë euro për të sjellë lojtarë në “Emirates” gjatë këtij afati kalimtar veror.
Dje u raportuar se Arsenal e zgjati kontratën me Wenger për edhe dy vite të tjera, dhe nuk ka vonuar shumë dhe drejtuesit ia kanë bërë gati mjetet atij për ta përforcuar skuadrën, transmeton Express.
Arsenal nuk dëshiron ta përsërisë gabimin e vitit 2013 kur e lëshoi nga dora Gonzalo Higuainin.
Synimet kryesore të Arsenalit për këtë verë thuhet të jetë dyshja e Malagas, Sandro Ramirez dhe Pablo Fornals, por Wenger duhet merret edhe me Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez në mënyrë që t’i bindë që të qëndrojnë, pasi atyre u kanë mbetur vetëm edhe nga 12 muaj në kontratat fitimprurëse./Express/