Zinedine Zidane një ditë më parë (e enjte) njoftoi largimin nga Real Madrid.
Trajneri francez vendosi të largohet nga Real Madrid, pas triumfit tre herë radhazi në Ligën e Kampionëve.
Zidane që ka pasur kontratë me Real Madridin deri në vitin 2020, ka hequr dorë nga një shumë e madhe parash pas prishjes së kontratës me ‘Los Blancos’.
Mediet në Spanjë sot kanë raportuar se për çfarë shumë bëhet fjalë.
Sipas ‘Sport’, Zidane ka hequr dorë nga 20 milionë euro me largimin nga Real Madrid.
Në karrierën e tij si trajner i Real Madrid, Zidane fitoi nëntë tituj nga 13-të të mundshmit./Lajmi.net/