Në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit, të publikuara të enjten nga KQZ, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka fituar në shumicën e komunave me shumicë shqiptare.
Sipas këtyre rezultateve koalicioni PAN ka fituar në 12 komuna.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë si partia e parë në 10 komuna, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka fituar vetëm në 4 komuna, shkruan lajmi.net.
Sipas rezultateve të KQZ-së, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka marr 33.74%, të votave, e dyta është Lëvizja Vetëvendosje me 27.49 dhe koalicioni LDK-AAK-AA 25.53 për qind.
http://www.kqz-ks.org/Uploads/Documents/5%20Municipality%20-%20REZULTATET%20E%20SUBJEKTEVE%20SIPAS%20KOMUNAVE_cqtivkgzqe.pdf