Rajon & Botë

Kjo është periudha kur mund të dhurojnë gjak prostitutat dhe homoseksualët

Prostitutat dhe meshkujt homoseksualë do të lejohen të japin gjak në Britani dhe Skoci, pasi ekspertët këshilluan qeverinë se testet tani janë të sakta për të siguruar mostra të sigurta.

Punonjësit e seksit më herët u ndaluan nga dhurimi, por tani do të lejohen të japin gjak tre muaj pasi kanë kaluar marrëdhënie seksuale. Meshkujt që kanë marrëdhënie seksuale me meshkuj më parë iu lejohej të japin gjak 12 muaj pas aktivitetit të tyre të fundit seksual, por që tani do të reduktohen në tre muaj.

Shkencëtarët tani thonë se një virus ose infeksion do të merret në analizat e gjakut brenda tre muajve nga infeksioni, duke çuar në rregullin e ri që lehtëson kufizimet e donatorëve të gjakut për grupet ‘në rrezik’.Ndryshimet e rregullave do të hyjnë në fuqi në qendrat e dhurimit të gjakut në Skoci në nëntor dhe në fillim të vitit 2018 në Angli.

Ky veprim është lavdëruar nga ekspertët si një triumf për shkencën mbi paragjykimet dhe stigmatizimin.Frika për infeksionet që kalojnë përmes donacioneve nga burrat homoseksualë çoi në një ndalim të plotë në kulmin e epidemisë së AIDS-it që shkaktoi ankesat për paragjykimet pasi saktësia e testimit është përmirësuar për të gjitha mostrat e gjakut të donatorëve, shkruan Klan Kosova.

the authorE B