Sport

Kjo është paga e majme që Morata do ta ketë në Manchester United

Morata dhe Manchester United kanë rënë në ujdi për një marrëveshje që dërgon sulmuesin në Angli, edhepse pritet marrëveshja mes dy klubeve.

Por, disa nga kushtet e kontratës së re që do të lidhë të dy palët në të ardhmen kanë nisur të bëhen të ditura.

Sky Sports Italia ka zbuluar se sulmuesi spanjoll do të përfitojë plot 12 milionë euro bruto, për çdo vit të kontratës së tij 4-vjeçare me Manchester United, me një total prej 48 milionë euro bruto, ose rreth 8 milionë euro neto në sezon.

Ndërsa te madrilenët, Morata përfiton rreth 6 milionë euro neto në sezon. /Indeksonline/