Mesfushori 21 vjeçar nuk do të ketë hapësira edhe këtë sezon që po vjen nën urdhrat e Jose Mourinhos pas mbërritjes së Henrik Mkhitaryan.
Januzaj nuk është më një prej lojtarëve që konsiderohet si pjesë e formacionit te United, madje edhe vitin e kaluar ai u huazua te Borussia Dortmund përpara se të rikthehej sërish te rezervat e klubit nga Manchester. Lojtari i përfaqësueses belge bëri shtatë paraqitje me U21 sezonin e kaluar.
Por siç ka raportuar italiania CalcioMerkatoWeb, Inter mund t’i ofronte një zgjidhje Januzajt.
Klubi italian është gati ta huazojë lojtarin me origjinë shqiptare me të drejtë blerje vitin tjetër prej tetë milionë euro. Kontrata e Januzajt me United skadon në vitin 2018. Deri tani ai ka bërë 50 paraqitje duke shënuar pesë gola me United.