Sport

Kjo është kuota e Kosovës për ndeshjen me Finlandën, çmendet tifozi – ja sa para vë bast (Foto)

Kosova duket se nuk do ta ketë asnjë mundësi kundër Finlandës në ndeshjen e parë kualifikuese për botërorin ‘Rusia 2018’, të paktën kështu mendojnë bastoret sportive.

Sipas bastoreve sportive, Finlanda është favorite e madhe ndaj Kosovës. 1.45 është kuota e fitores së Finlandës në përballjen e të hënës.

Bastorja sportive ‘Bet36’, i ka vënë Kosovës kuotën 7.00 për të fituar kundër Finlandës, derisa në Kosovë, bastoret sportive kanë kuotuar me 7.10 fitoren e djelmoshave të Albert Bunjakut.

Edhe përkundër se në bazë të bastoreve Kosova do ta ketë shumë të vështirë ndaj Finlandës, një tifoz ka “rrezikuar” duke vendosur bast për fitoren e Kosovës me 100 euro.

Në rast se basti del i saktë, atëherë tifozi i përfaqësueses së Kosovës do t’i fitojë 710 euro. /Express/