Reperi MAJK ka lansuar sot këngën e tij më të re.
Edhe në këtë këngë MAJK vije me stilin e tij të veçantë, një stil ky që është shumë i dashur edhe në Francë.
Për këngën e re, MAJK ka bashkëpunuar me Butrint Buçinca dhe Duja, ndërkaq tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë vet ai.
Reperi i BabaStars në këngën e re që quhet “Katile”, vije me një këngë pak a shumë të zhanrit të tij të njëjtë dhe jo fort ritmike pak para stinës së verës.
Spoti i ri i MAJK është xhiruar në qytetin turistik të Sarandës.