Tifozët e Chelseat duket se kanë marrë lajm të mirë pas prezantimeve të fanellave të reja.
Eden Hazard ka qenë njëri nga yjet e Bluve që ka zbuluar fanellat e reja për sezonin 2019/20, por gjithsesi spekulimet vazhdojnë për të ardhmen e tij.
Hazard ka qenë lojtar konstant si imazh i Chelseat për prezantimin e fanellave, derisa kjo ka vazhduar edhe këtë sezon, përcjell lajmi.net.
Megjithatë, ndoshta kjo mund të jetë hera e fundit që belgu shihet me fanellat e reja të ekipit nga Londra.
28-vjeçari ka qenë i lidhur me transferimin te Real Madrid dhe Goal kupton se zemra e tij është në ‘’Bernabeu’’.
Por prezantimi me fanellat e reja i ka dhënë një shpresë Chelseat se ai mund të qëndroj në ‘’Stamford Bridge’’ edhe sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/





















