Ajo padyshim është diva e muzikës popullore, shkruan GazetaBlic.Flasim për këngëtaren Shyhrete Behluli e cila me ëmbëlsinë që e karakterizon ka arritur të pëlqehet shumë nga publiku.
Ndonëse ka marrë shumë urime nga vajzat e saj për 8 marsin, është Shyhretja ajo që kësaj radhe ka uruar njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën.
Ajo i ka dhuruar asaj një buqetë me lule, ku ka shkruar “Urime krijesa më me vlerë në botë”.
Ndryshe, familjes së Shyhrete Behlulit i është shtuar dhe një këngëtare, vajza e vogël e saj, Engjëllusha Salihu e cila është futur fuqishëm në tregun muzikor, por depërtimin e saj më të lehtë e ka bërë pasi është e bija e divës së muzikës popullore.Madje ato kanë realizuar së bashku disa këngë të cilat janë pritur mjaft mirë, ndërsa Engji ka një javë që ka lansuar projektin e saj solo, një baladë, kënga me titull “Fustani i bardhë”./GazetaBlic.