Kombëtarja spanjolle ka marrë rrugën drejt Shqipërisë, ku në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’, do të takohen gjatë të dielës.
Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Spanjës do të takohen të dielën mbrëma në takimin e tretë të vlefshëm për Grupin G në kuadër të kualifikimet për kampionatin botëror.
Spanja tashmë kanë marrë rrugë dhe janë nisur drejt Shqipërisë, ku do të takohen në stadiumin ‘Loro Boriçi’.
“Hipëm. Po udhëtojmë për në Shqipëri për të marrë tre pikët. Përpara Spanja”, shkruhet në postimin e Federatës së Futbollit të Spanjës në rrjetin social.