Sport

Kjo është arsyeja e vërtetë pse Ronaldo hodhi në liqen mikrofonin e gazetarit – tash do ta mirëkuptoni (Video)

ristiano Ronaldo bëri një gjest mjaft kontravers mëngjesin e të mërkurës kur hodhi në liqen një mikrofon të gazetarit të CMTV, rrjetit të njohur televiziv portugez.

Ronaldo u shfaq tejet i nervozuar kur u pyet nga gazetari a është gati për ndeshjen sonte ndaj Austrisë dhe vet lojtari duket se ka pasur arsye të mëdha për të bërë këtë veprim, shkruan Telegrafi.

Ronaldo ka vite që është në konflikt me rrjetin televiziv CMTV.

Ronaldo në vitin 2014 refuzoi të përgjigjet në një pyetje të televizionit në fjalë duke vazhduar kështu konfliktin.

Cristiano beson se rrjeti televiziv në fjalë ka bërë propagandë të rrejshme për të dhe familjen e tij, teksa po ashtu ka bërë presion pa nevojë në drejtim të kombëtares portugeze.

Në rrjetet sociale Ronaldo ka marrë përkrahje për këtë veprim, pasi ai besohet të ketë vepruar mirë pas gjithë presionit të dështimit në ndeshjet e fundit.