Mbrojtësi i Fenerbahces ka pasur një mosmarrëveshje me Zlatan Ibrahimoviqin në ndeshjen e së enjtes.
Skuadra turke arriti që ta mposhtë Manchester Unitedin 2:1 në kuadër të Ligës së Evropës.
Mbrojtësi danez i Fenerit, Simon Kjaer dhe sulmuesi suedez i ‘Djajve të Kuq’, Zlatan Ibrahimoviq kanë pasur një kacafytje mes vete gjatë ndeshjes, ku ky i fundi e ka kapur për fyti danezin.
Pas ndeshjes Kjaer ka dhënë një deklaratë për media ku e ka quajtur Ibrahimoviqin, arrogant.
“Nuk e kam dëgjuar se çka më tha por e pash se diçka nuk po i pëlqente”, ka thënë ai për Kanalin 9 të Suedisë. “Nuk është hera e parë që ai bën gjeste të këtilla”.
“Ibra është një lojtar që lavdëron veten dhe është një arrogant. Por kjo është mënyra e tij e të luajturit”.
“Detyra ime ishte që ta mbuloja sa më shumë që të mundja dhe mos t’i lija hapësira, pasi që është një futbollist i mirë”.
Mbetet të shihet se a do të merren masa nga UEFA, ndaj Ibrahimoviqit për gjestin që ka bërë ndaj Kjaerit.