Rajon & Botë

Kitaroviq uron Vujanoviqin në profilin e rremë të Twitter

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq nga llogaria e saj zyrtare Twitter i ka dërguar urime presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviq me rastin e hyrjes në NATO, por këtë urim e kishte dërguar në profilin e rremë të Twitterit.

Portali kroat Index.hr shkruan se Vujanoviq nuk ka Twitter, ashtu që Kolinda urimin e ka bërë në profilin e rremë, në të cilin publikohen porosi duke imituar të folurin e presidentit.

the authorE B