Alvaro Morata ka thënë se mund të shkonte te Manchester Unitedi, por në fund është i lumtur që zgjodhi Chelsean.
Spanjolli dështoi të jetë titullar te Real Madridi, por është zgjedhja e parë për Antonio Conten dhe e ka nisur mirë sezonin në Premierligë, duke shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje.
“Kisha mundësi që të shkoj te Manchester United dhe klube tjera nga Premierliga”, u shpreh Morata.
“Më e rëndësishmja është se tani jam pjesë e Chelseat dhe për këtë jam shumë i lumtur. Dua të luaj mirë dhe të fitoj sa më shumë me këtë fanellë”, shtoi Morata. /Gazeta Express/