Skuadrat kineze kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic
Pas Oscarit dhe Carlos Tevez, të cilët u transferuan në Kinë gjatë javës së fundit, skuadrat kineze po synojnë të transferojnë edhe yje të tjerë.
Sipas CalcioMercato.com, Interi ka marrë një ofertë prej 50 milionë eurove nga Kina për mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic.
Brozovic, i cili ka kontratë me Interin deri në vitin 2021, u ble nga Nerazzurrët për vetëm 7.5 milionë euro nga Dinamo Zagreb në vitin 2015.
Kjo ofertë mund ta detyrojë Interin që ta shesë Brozovicin, pasi kubi ka nevojë ta rregullojë bilancin financiar. /Express/
