Mesfushori i Manchester City Samir Nasri ka marrë ofertë prej 275 mijë funta në javë për t’iu bashkëngjitur ekipit të Super ligës kineze në futboll, Shanghai Shenhua, shkruan The Sun.
Nasri është i interesuar të largohet nga City pas qëndrimit njëvjeçar në formë huazimi te Sevilla.
Interesim për shërbimet e Nasri kanë shfaqur edhe AC Milan, Besiktas dhe Galatasaray, transmeton KosovaPress.