Mbi 10.000 sende prej ari dhe argjendi, të cilat i përkasin një thesari që daton në dinastinë Ming 300 vjet më parë, janë zbuluar në fund të një lumi në Kinë.
Sendet e çmuara, që kanë qenë të zhytura në fund të një lumi në një provincë në jugperëndim të Kinës për më shumë se 300 vjet, u zbuluan nga arkeologët.
Copa bizhuterish prej ari dhe argjendi, monedha, vegla bronzi dhe armë prej hekuri duke përfshirë shpata, thika dhe shtiza, u gjetën në kryqëzimin e lumenjve Minjiang dhe Jinjiang, shkruan “RT”.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Institutit të relikeve kulturore të hënën, i cili tha se përveç vlerës monetare, thesari kishte një rëndësi shumë të madhe historike.