Superliga kineze do të fillojë në 25 korrik pas një vonese prej gati pesë muajsh nga fillimi i saj i planifikuar, tha të mërkurën, Shoqata Kombëtare e Futbollit (CFA).
Liga fillimisht u vendos të fillojë në 22 shkurt, por u shty për një kohë të pacaktuar për shkak të përhapjes së COVID-19, e cila u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar.
“Beteja e Kinës për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë ka arritur rezultate të mëdha strategjike dhe situata kombëtare për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë vazhdon të përmirësohet”, tha CFA në një deklaratë, transmeton lajmi.net.
“Për të kënaqur tifozët për të parë rifillimin e Superligës, Shoqata Kombëtare e Futbollit vendosi, pas një studimi, që Superliga kineze 2020 do të mbahet në Suzhou dhe Dalian”.
Mediet kineze kanë raportuar se skuadrat do të duhet të mbërrijnë në dy qendrat e qytetit – Suzhou afër Shanghait dhe Dalian në verilindje të Kinës – deri më 21 korrik. /Lajmi.net/