Kina u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore të ndalojnë së përdoruri fjalë kërcënuese dhe të punojnë për të gjetur një zgjidhje paqësore ndaj mosmarrëveshjes mes vete të krijuar nga testimet e fundit të raketave nga Peniani dhe kërcënimeve për ta sulmuar territorin amerikan në Paqësor, Guam.
Kjo mosmarrëveshje po ashtu ka rritur druajtjet në Korenë Jugore, ku një parti politike konservatore i bëri thirrje SHBA-së dje që t’i rikthejë në gadishullin korean armët bërthamore taktike, transmeton Express.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka thënë në një bisedë telefonike me homologun e vet rus, Serhey Lavrov, se dy vendet duhet të punojnë së bashku për t’i frenuar tensionet dhe mos ta lejojnë askënd ta nxisin ndonjë incident në derën e tyre.
“Më e rëndësishmja është që SHBA-ja dhe Koreja Veriore të frenojnë me mos ta sulmojnë njëra tjetrën me fjalë dhe veprime,” ka thënë ai./Express/