Kim thotë se fotot ku ajo shihet me të pasme plot celulit i kanë bërë me fotoshop që të dukej sa më keq.
Bukuroshja e njohur Kim Kardashian muaj më parë derisa ishte për pushime në Meksikë, ishte kritikuar shumë nga fansat për të pasmet e saj plot celulit.
Ndërkohë Kim së fundmi ka folur rreth kësaj çështjeje.
Ajo është e bindur se fotografitë e shkrepura nga paparacit gjatë udhëtimit të saj të fundit kanë qenë të realizuar me fotoshop, transmeton Gazeta Express.
Ylli realitet 36 vjeçar pranoi se ajo nuk ishte në “formën më të mirë” të saj dhe se kishte punuar për 12 javë kur u morën fotografitë.
Por ajo është e bindur se imazhet e sinqerta janë realizuar me fotoshop për ta bërë atë të duket “më të keqe” sesa ajo është në të vërtetë.
Në prill u shfaqën fotografi të Kimit duke shijuar pushimet jashtë në Meksikë, teksa të pasmet e saj nuk shiheshin në gjendje të mirë por me plot celulit.
Si pasojë e kësaj Kim kishte humbur afro 100 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram./Gazeta Express/