ShowBiz

Kim i “ngul thikë” pas shpine motrës së saj Kylie (Foto)

Ajo është femra që qëndron në krye të një perandorie multi-milionëshe me linjën e saj fashion, fragrancën e saj, madje edhe linjën e saj emoji.

Por kaq nuk mjaftonte për të! Ajo vendosi që t’i shtojë edhe një pjesë tjetër të vyer perandorisë së saj duke lajmëruar një koleksion të ri make-up.

Ylli i spektakleve reality që u kthye në një grua biznesi i tërboi 101 milionë ndjekësit e saj mbrëmjen e së martës kur bëri një sërë postimesh në Instagram duke ngacmuar për produktin e saj të ri që del më 21 qershor.

Dhe ndërkohë që të shumtë ishin ata që u mrekulluan nga ky fakt, të tjerë akuzuan Kim se po kopjonte motrën e saj 19 vjeçare Kylie, e cila e ka një kompani super të suksesshme make-up.

the authorE B