ShowBiz

Kim Kardashian sërish nënë

Ylli televiziv Kim Kardashian 36 vjeç dhe bashkëshorti i saj Kanye West 40 vjeç , thuhet se po presin fëmijën e tretë t’iu bashkëngjitet në familjen e tyre.

Raportohet se dyshja kanë paguar një nënë surrogate (zëvendësuese), me të cilën arritën marrëveshje që ta paguajnë për 113.850 dollarë.

Nëna është në vitet e 20 dhe pritet që foshnjën ta lind në janar të vitit 2018, shkruan Indeksonline.

Arsyeja pse Kardashian zgjodhi këtë mundësi për të zgjeruar familjen e saj është për shkak të problemeve dhe sëmundjeve që iu lajmëruan në shtatëzanitë e mëparshme./Indeksonline/

the authorE B