ShowBiz

Kim Kardashian duket bukur edhe pa grim

Kim Kardashian është paraqitur me një dukje shumë të thjeshtë përderisa është parë rrugëve të Los Angeles, por as një pamje e tillë nuk është lënë pa u komentuar.

Kim Kardashian kishte zgjedhur që të dilte krejtësisht pa grim, me një dukje rastësore teksa ishte duke u përgatitur për incizimin e episodeve të reja të shout super të ndjekur televiziv në gjithë botën “Keeping Up with the Kardashians”, shkruan KosovaPress.

Edhe një pamje e tille është komentuar nga fansat ne rrjetet sociale duke u cilësuar si shume e bukur dhe e qëlluar.

36 vjeçarja ka ngjallur shumë reagime kohëve të fundit për shkak të fotove me bikini të publikuara në plazh, ku format e trupit të saj janë konsideruar shumë fallco në krahasim me fotografitë të cilat ajo i publikon në rrjetet sociale.

Sidoqoftë ylli televiziv gjithmonë është në qendër të vëmendjes qoftë për shkak të paraqitjes së saj qoftë për shkak të stilit unik i cili imitohet nga mijëra persona.

the authorE B