Kim Kardashian është akuzuar se po e kopjon Beyoncen, me fotografinë të cilën ajo e kishte shkrepur në vitin 2013-të, shkruan DailyMail.
Por kjo nuk e ka ndaluar 37 vjeçaren, divën televizive për të nxjerrë edhe më shumë fotografi nudo përderisa ajo shihej e lyer me xixa të cilat po i bënë për të promovuar hijezueset dhe xixat e saj të reja KKW Beauty Ulralight Beams.
Fotografitë e postuara në internet shfaqin prapaskenat e xhirimit, ku ylli ishte zhveshur deri në bel.
Në kaptinat e saj, znj. Kanye West nuk është se tregoi që ajo kishte bërë lëvizje kopjuese por se të gjithë setin e saj mund ta blini për 160 dollarë.
Shkaku që Kim po e shet kozmetikën e saj në mënyrë direkte, pra jo nëpërmes distributorëve, tregon se ajo do të bëjë edhe më shumë para.
Të mërkurën u shfaqën foto sesionet e reja të Kim Karadashian, të cilat ishin kopje e një foto sesioni të këngëtares Beyonce, që i kishte bërë katër vite më parë.
Kim ishte e tëra e zhveshur dhe e lyer me xixa ngjyrë ari nëpër gjithë trupin, përderisa ajo pozonte prapa një hapësire me sipërfaqe ngjyrë argjendi.
Fytyra e saj ishte e tëra e pastër dhe sytë e asaj ishin të lyer me hijezues me xixa, ndërsa flokët i kishte të lidhura nga pas.
E në foton e publikuar nga Beyonce, ajo shihet e tëra a mbuluar nga xixat me shkëlqim, përderisa edhe ajo po pozonte e zhveshur prapa një hapësire ngjyrë argjendi.
Me aq sa duket Kim është inspiruar nga Beyonce!