Shumë yje të estradës i pëlqejnë tatuazhet.
Një nga to është edhe këngëtarja e njohur Orhidea Latifi-Kida, transmeton Gazeta Express.
Kida së fundmi ka bërë të ditur se ka shtuar një tatuazh në trupin e saj. Këtë tatuazh Kida e ka bërë prapa veshit.
Në një video që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory, ky tatuazh ngjason si një çelës muzikor.
Kujtojmë se Kida është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun. “Harroj”, është projekti i fundit nga Kida i publikuar një muaj më parë në bashkëpunim me Feron./Gazeta Express/