Prodhuesi korean ka publikuar fotografitë e modelit të ristilizuar SUV, i cili së shpejti do të arrijë në tregjet evropiane.
Ndryshimet në pamjen e jashtme të Sorento janë minimale. Janë freskuar dritat e përparme dhe drita e stopit.
Kia do të ofrojë dy nuanca të ngjyrës për karroceri Rich Espresso dhe Gravity Blue.
Përveç kësaj, blerësit mund të porositin edhe paketën e pajisjeve të linjës GT, e cila është e pranishme në disa modele tjera të Kia, transmeton KosovaPress.
Është ridizajnuar edhe tabela e instrumenteve, komanda e pajisjes së klimës, sistemi multimedial, i cili ka ekran prej 8 inç me prekje, navigacioni TomTom, dhe sistemet Android Auto dhe Apple CarPlay.
Sorento ka ndërrues automatik prej tetë shpejtësive, i cili për herë të parë implementohet në ndonjë model SUV të Kia-s.
Vetura ka motor 2.2 litra dizel dhe do të ketë premierën në panairin e ardhshëm të automobilave, i cili mbahet këtë muaj në Frankfurt, transmeton KosovaPress.