Sport

Khedira tremb Juventusin

Sami Khedira është lënduar në ndeshjen ndaj Monacos.

Mesfushori gjerman ka luajtur vetëm 10 minuta në sfidën e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe më pas është dashur ta lëshonte fushën shkaku i një lëndimi.

Klubi bardhezi ende nuk ka dalë me një deklaratë për të treguar se sa i rëndë është lëndimi i futbollistit, i cili rrezikon paraqitjen në finalen e 3 qershorit.

Testet më të detajuara mjekësore pritet të kryhen gjatë ditës së nesërme ku do të mësohet nëse ish-futbollisti i Real Madridit, do të jetë i gatshëm për sfidën kryesore të sezonit.