Sport

KH Prishtina e pandalshme, mposhtë KH Trepçën me 6 gola diferencë (Foto)

Sot në Palestren sportive “Adem Jashari” në Prishtinë, u zhvillua xhiro e tretë në Hendboll ku Prishtina për kundështar pati KH Trepçën.

Pjesa e parë përfundoi në të mirë të Prishtinës 17-10.

Skuadra e Prishtinës edhe në pjesën e dytë arriti ta ruajë epersinë që e krioi nga fillimi. Në fund, KH Prishtina fitoi ndeshjen me 6 gola diferencë: Kh Prishtina vs Kh Trepça 30-24.

Loja ishte e bukur dhe atraktive. Palstra kishte publikë për t’i dhënë ngjyrë derbit të vjetër. Ajo që i kishte munguar për shumë vite dhe dhe që ishte shumë e rëndesishme në këtë ndeshje, ishte ajo që tribunat në palestrën “Adem Jashari” ishte e mbushur me familarë dhe të rinjë.

Golashënusë më i mirë i këtij takimi ishte hendbollisti i KD Prishtina, Denis Terziqi me gjithsej 10 gola të shënuara, ndërsa lojtari më i mirë nga skuadra e KH Trepça, ishte Fitim Klinaku me 8 gola të shënuara.