KFOR-i duke komentuar lajmin për lëvizjen e një një konvoj ushtarak të kësaj force, ka konfirmuar se ky konvoj po lëviz në atë drejtim drejt portit të Selanikut.
Përmes komunikatës për media, KFOR-i ka bërë të ditur se këto njësi i përkasin kontigjentit të Batalionit për Manovra Teknike që kanë nisur rikthimin e tyre në Portugali.
“Një aktivitet i tillë logjistik do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftim.