Sport

Këtu mund të blini bileta për ndeshjen Kosovë – Izrael që zhvillohet sot në Mitrovicë

Kosova U21 sot do të luajë ndaj Izraelit U21, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2019 që mbahet në Itali

“Të gjithë të interesuarit për ta ndjekur këtë ndeshje biletat mund t’i sigurojnë gjatë ditës së sotme edhe në dy pika të shitjes në afërsi të stadiumit “Adem Jashari”, prej orës 14:00”, thuhet n` njoftimin e FFK-së.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton po ashtu se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit është i kompjuterizuar.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. /Express/