Lifestyle

Këto vitamina dhe minerale janë esenciale për muskuj dhe energjinë

Vitaminat dhe mineralet luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin tonë të përgjithshëm.

Ato mundësojnë mbajtjen e funksioneve të organizmit, por ndihmojnë edhe në riparimin nga ushtrimet ose stresi.

Për personat me aktivitete të lartë të jetesës, vitaminat dhe mineralet janë shumë të rëndësishme, transmeton KosovaPress.

Për një shëndet të mirë duhet kushtuar rëndësi që të marrim këto vitamina:

Vitamina B

Vitamina C

Kalciumi, magnezi dhe vitamina D

Zinku

Kompleksi B + Vitamina C 300 mg

Citrati i magnezit + B6

Kalciumi, magnezi, zinku janë tri minerale të rëndësishme, të cilat rekomandohen të merren çdo ditë së bashku me vitaminën D, pasi që ruajnë shëndetin, eshtrat dhe muskujt.

Vitaminat B6, B12 dhe C kontribuojnë në krijimin normal të metabolizmit dhe krijimin e energjisë, si dhe për funksionimin normal të sistemit imunitar.

Magnezi kontribuon në funksionimin normal të muskujve, zvogëlimit të lodhjes. Kalciumi është i nevojshëm për mbajtjen normale të eshtrave.