Ashtu si rrobat edhe lidhja mund të bëhet e “pistë” nga mëria dhe mosmarrëveshjet dhe për këtë arsye duhet të “pastrohet” rregullisht. Partnerët mund t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që një herë në javë të ulen së bashku dhe të diskutojnë gjërat që i kanë lënduar, transmeton zeri.info.
Takimet javore, në të cilat mund të thoni çdo gjë që ju mundon, por pa pasoja, janë mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja dhe të mësoni që sinqerisht të komunikoni dhe të dëgjoni njëri-tjetrin. Në vazhdim do të paraqesim edhe disa gjëra të cilat ndikojnë në forcimin e lidhjes suaj.
Shkruani atë që e vlerësoni
Lidhja kërkon shumë përpjekje dhe që të ketë sukses duhet të punoni për çdo ditë në atë aspekt. Duhet të kultivoni butësinë dhe t’i tregoni partnerit tuaj se e respektoni, kurse në shprehjen e këtyre ndjenjave mund të ndihmojnë ushtrimet e thjeshta. Kjo është jashtëzakonisht e dobishme në një marrëdhënie afatgjatë, në të cilën partnerët për shkak të rutinave shpesh e “harrojnë” njëri-tjetrin. Prandaj, çiftet mund të shkruajnë gjërat e imëta për çdo ditë, me anë të cilave e ka bërë partnerin të ndihet mirë dhe në fund të javës t’ia lexojnë njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë do të tregoni se e çmoni njëri-tjetrin.
Bëni një listë të gjërave që ju kanë lënduar
Ashtu si rrobat edhe lidhja mund të bëhet e “pistë” nga mëria dhe mosmarrëveshjet dhe për këtë arsye duhet të “pastrohet” rregullisht. Partnerët mund t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që një herë në javë të ulen së bashku dhe të diskutojnë gjërat që i kanë lënduar. Ky takim mund të parandalojë akumulimin e energjisë negative, por nuk duhet pritur që me të parën të zgjidhet çdo gjë. Takimet javore janë një mënyrë e shkëlqyer për komunikim të mirë.
Bëni një listë të gjërave argëtuese
Përveç ndjenjave, nuk duhet të harrojmë edhe argëtimin. Preferohet që çiftet të bëjnë një listë të gjërave që i bëjnë të lumtur dhe të atyre gjërave që do të dëshironin t’i provojnë. Duhet filluar me gjëra të vogla që janë të lehta për t’i arritur, sepse “kafshata e madhe” mund të ndikojë të hiqni dorë shumë shpejt nga përpjekjet. Mundohuni për të zbuluar interesat e përbashkëta, të shkoni për një shëtitje ose në kinema, si dhe mbi të gjitha të shoqëroheni si në fillim të lidhjes. Kjo përvojë do t’ju bëjë përsëri më të afërt.
Mos shkoni të zemëruar në shtrat
Nuk është mirë të shkoni në shtrat të zemëruar dhe se çiftet duhet t’i përmbahen këtij parimi, theksojnë terapistët martesorë. Situatat e pazgjidhura lindin pakënaqësi, të cilat janë të rrezikshme për marrëdhënien afatgjatë. Me kohë, gjërat do të fillojnë të grumbullohen dhe mund të fillojë t’ju fyejë secila fjalë apo vepër e partnerit. Është më mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me kohë dhe të mos lejohet akumulimi i tyre./Zeri/