Tech

Këto janë zyrat e Instagram (Foto)

Të hyni në zyrat e kompanive të reja teknologjike do të vëreni me një estetikë të veçantë, me dekorime prej druri, ngjyra të ndezura dhe gjëra të tjera.

Përderisa kompanitë rriten, edhe zyrat bëhen shumë më të mira. Gjërat bëhen më profesionale dhe më ‘të matura’.

Zyrat e Instagram janë një shembull i mahnitshëm. Kompania, që festoi përvjetorin e gjashtë të aplikacionit të enjten, kohët e fundit i ka zhvendosur 350 punonjësit e saj në zyre të reja në ish-zyrën e Facebook në Menlo Park, Kaliforni, transmeton Gazeta Express.

Dhe siç e tregojnë fotografitë, zyrat janë të mahnitshme. Drejtori kreativ i Instagram, Ian Spalter, punoi me kompaninë Gensler për ta dizajnuar vendin. Ideja ishte, thuhet sipas tij, që zyrat të reflektonin aplikacionin.