ShowBiz

Këto janë vendet ku do të mbajë koncerte Dua Lipa (Foto)

Ajo është njëra ndër këngëtaret më të njohura dhe më të kërkuara në botë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, transmeton Gazeta Express.

Dua si duket ka vendosur t’i gëzojë të gjithë fansat e saj. Ajo përmes një fotografi që ka postuar n profilin e saj në Instagram ka treguar se në cilat vende do të mbajë koncerte.

Sipas fotografisë, Dua ka zgjedhur këto vende në muajin tetor : Brighton, Bournemouth, Leeds, Manchester, Neëcastle, Birmingham, Paris, Munich, Farnkfurt, Esch, Cologne,Berlin, Hamburg, Oslo, Stockolm. Ndërsja në muajin nëntor do të performojë në Copenhagen, Antëerp, Amsterdam dhe Londër.

Dua për bileta ka thënë se mund të qasën në faqen e saj në dualipa.com

Të gjitha këto data janë shumë afër me njëra-tjetrën. Mirëpo si duket për Duan nuk do të jetë aspak problem.

Dua këto ditë ishte edhe në Kinë, ku të gjithë i mahniti me bukurinë e saj.

Mirëpo ajo vitin e kaluar mbajti një koncert edhe në Prishtinë.

Dua së fundmi ka publikuar edhe projektin e saj më të ri në bashkëpunim me artistët Wale, Major Lazer dhe Wizkid.

“My Love” titullohet kënga e re e katërshes, e cila është publikuar në YouTube vetëm në versionin audio.

Dua para kësaj publikoi edhe këngën ‘Lost in Your Light’ të cilën e kishte në bashkëpunim me Miguel./Gazeta Express/

the authorE B