Zbardhen akset rrugore që lidhen me Tiranën, të cilat do të bllokohen nga Partia Demokratike nesër ora 11:00 deri në 12:00.
Shqiptarja.com ka mësuar se do të jenë të paktën pesë pika strategjike ku opozita do organizojë protestuesit e saj, duke ngarkuar edhe deputetët përgjegjës për zhvillimin e këtij tubimi, ndonëse policia e ka quajtur të paligjshme.protesta ndarja deputeteve te pd Të angazhuar si përgjegjës të protestës janë deputetët Arben Ristani, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Edi Paloka dhe Flamur Noka. Në rrethrrotullimin e Plugut do të jetë Arben Ristani me deputetët e qarkut të Fierit. Në rrethrrotullimin e Bradasheshit protesta do të organizohet nga Edmond Spaho, Luçiano Boçi, Arbjola Halimi, Eleni Qirici dhe Gjergji Papa.