Kampionatet evropiane kanë filluar dhe në çdo ligë të fortë të Evropës këtë edicion gara është më e ngushtë për titull.
Në Spanjë, Barcelona dhe Real Madrid nuk janë më super fuqi si dikur, pasi aktualisht Atletico udhëheq dhe diferenca me pikë është e vogël.
Ndërkohë befasia më e mirë është në Francë, ku Nice e Mario Balotellit udhëheq renditjen si e pamposhtur pas tetë ndeshjeve ka gjashtë fitore dhe dy barazime.
Në Gjermani katër skuadra deri më tani janë të pamposhtura, ndërsa në Spanjë tri sosh.
Tottenham Hotspurs është skuadra e vetme në Angli që nuk ka pësuar humbje.
Më poshtë i keni nëntë skuadrat e pamposhtura këtë edicion nga pesë ligat më të forta evropiane si La Liga, Liga Premier, Serie A, Ligue 1 dhe Bundesliga. /Telegrafi/
1. Nice – Tetë ndeshje, gjashtë fitore dhe dy barazime
2. Tottenham Hotspurs– shtatë ndeshje, pesë fitore dhe dy barazime
3. Real Madrid – shtatë ndeshje, katër fitore dhe tri barazime
4. Atletico Madrid – shtatë ndeshje, katër fitore dhe tri barazime
5. Villarreal – shtatë ndeshje, tri fitore dhe katër barazime
6. Bayern Munich – gjashtë ndeshje, pesë fitore dhe një barazim
7. Koln – gjashtë ndeshje, tri fitore dhe tri barazime
8. Hoffenheim – gjashtë ndeshje, dy fitore dhe katër barazime
9. RB Leipzig – gjashtë ndeshje, tri fitore dhe tri barazime