ShowBiz

Këto janë fjalët prekëse të Çun Lajçit për ditëlindjen e vajzës së ndjerë

Muaji nëntor i vitit 2017 ishte një nga më të trishtët për aktorin e njohur, Çun Lajçi, shkruan GazetaBlic.

Vajza e tij, Bubulina ndërroi jetë nga mbidoza.

E padyshim që këtë humbje të madhe të tij, Lajçi po e përjeton shumë rëndë, ku këtë e tregojnë dhe postimet që ai bën rreth saj.

Sot është një ditë e veçantë për familjen e tij, pasi Bubulina do të festonte ditëlindjen e saj të 34-të, e ai ka shkruar disa vargje për të në llogarinë e tij në Facebook.

Pusho me engjuj lum baba

Sa i marr e i pa shpirt ky dreq facebooku, që t’përkujton çdo ditë përvjetore e data
Po Bubë, i pamëshirshem qenka.
E hapa sot heret ket dreq,mbasi e ktheva Ninon nga livadhi, dhe sapo m’erdh kafja ne Pasarelën e platosë, ku shpesh rri e flas me kujtimet e mia.
Po ta përkujtoj m’thot,se Bubulina sot e ka ditëlindjen, i mbush 34 pranvera!
Heshta me filxhanin e kafës n’buzë.
Lotet se pyeten burrninë time, as qendresën, ato pikuan n’filxhan dhe s’di a piva lot a kafe, por e di se erdhi qeni i mahalles e m’përkëdheli, ai kuqaloshi që sot nji vit të rrinte të kamtë, këtu në kafen Omel përball.
Kuj ti shkruej thashë e ke ta uroj kur gjithçka që kisha iken bashkë me ty. Në xhepin tim mbetën shumë kujtime, pak andrra e fotot me çertifikatën e vdekjes.
S’bleva tortë, as ata qirijtë me ato dy shkronjat 3 dhe 4. Mami i djegi cigaret n’heshtje tue pi kafe, e Learti ishte tretë n’andrra. Vetëm Nino i kishte zgurdullua sytë e vegjël e priste ti ipja pak hallve që mami e pjeku për shpirtin tand mbramë.
Unë shkrova poezi për ty, n’vend t’urimit, dhe e postova bashkë me nji fotografi nga Haburgu i viteve t’randa, ku ti e qeshur rri mes çikave të kangëtarit trupvogël Luan Hajra.
Hej Bubë
Kur e postova poezinë, ky facebook i marrë m’tha:
Shenoje emnin mbi fotografi.
Unë vetem qava e shkrova:
Pusho me engjuj lum baba! /GazetaBlic

the authorE B